Rusia po shqyrton ndalimin e WhatsApp-it, duke e akuzuar se nuk po parandalon krimin, në vazhdën e përpjekjeve për të shtyrë qytetarët drejt platformave vendase.
Pas bllokimit të thirrjeve në WhatsApp në gusht, autoriteti rus Roskomnadzor tha se aplikacioni po përdoret për terrorizëm dhe mashtrime, duke paralajmëruar bllokim të plotë nëse nuk respekton ligjet ruse.
“Nëse ai nuk i përmbahet legjislacionit rus, do të bllokohet plotësisht”, thuhet në deklaratë.
Meta nuk ka komentuar. WhatsApp dhe Telegram mbeten shërbimet më të përdorura të mesazheve, ndërsa kritikët paralajmërojnë se kërkesat për qasje në të dhëna mund të zgjerojnë mbikëqyrjen shtetërore dhe të përdoren kundër kritikëve të Kremlinit dhe luftës në Ukrainë.