Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk do t’i japë më ndihmë financiare Ukrainës dhe se lufta duhet të mbyllet sa më shpejt.
Ai e quajti konfliktin “një rrëmujë” dhe theksoi se SHBA nuk është më e përfshirë financiarisht, duke kritikuar administratën Biden për dhënien e 350 miliardë dollarëve Kievit.
Trump tha se pajisjet ushtarake tani u shiten vendeve të NATO-s, të cilat më pas i dërgojnë në Ukrainë. Ai u shpreh se po pret rezultatet e takimit të Witkoff me Putinin dhe se njerëzit e tij janë në Rusi për të kërkuar një zgjidhje.
Sipas tij, lufta nuk do të kishte ndodhur po të ishte ai president në mandatin e kaluar.