Policia Kufitare Kakavijë ka bërë me dije se, përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit në Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke për një bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor.
Sipas njoftimit, ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në 22:00 (ora greke), aksi Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, për shkak të protestës së fermerëve.
Gjatë këtij intervali kohor do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe rekomandon planifikimin e udhëtimeve në orare të tjera të ditës.