Një i dyshuar për vrasje nga Ohio, i cili kishte kaluar afro 20 vjet në listën e personave më të kërkuar të shtetit, është arrestuar pasi u zbulua se punonte si oficer policie në qytetin e tij të lindjes në Meksikë.
Antonio Riano, i kërkuar që nga viti 2004 për vrasjen e 25-vjeçarit Benjamin Becarra (i njohur edhe si Becerra), u ndalua më 1 gusht të këtij viti në Zapotitlán Palmas, Oaxaca. Sipas Shërbimit të Marshalëve të SHBA-së, Riano, tashmë 72 vjeç, shërbente si polic lokal në zonë.
Riano kishte qenë për vite me radhë në listën e më të kërkuarve të Zyrës së Sherifit të Qarkut Butler dhe ishte paraqitur edhe në emisionin televiziv “America’s Most Wanted” në vitin 2005. Arrestimi i tij i jep fund një arratisjeje të gjatë që kishte nisur pas vrasjes fatale në Ohio.