Polonia ka njoftuar një politikë të re fiskale që përjashton nga tatimi mbi të ardhurat çiftet që kanë të paktën dy fëmijë.
Masa synon të mbështesë familjet dhe të frenojë rënien e lindshmërisë në vend, duke ulur barrën financiare mbi prindërit.
Sipas rregullave të reja, familjet që plotësojnë kriteret nuk do të paguajnë më tatim mbi të ardhurat, çka pritet t’u sigurojë atyre më shumë të ardhura të disponueshme çdo vit.
Zyrtarët polakë bëjnë të ditur se kjo nismë është pjesë e një strategjie më të gjerë për forcimin e politikave mbështetëse për familjen dhe nxitjen e rritjes së popullsisë.