Trump paralajmëron Amerikën Latine: Kërcënime për Kolumbinë dhe Meksikën, ndërsa Kuba pranë kolapsit

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Venezuela nuk është i vetmi vend në Amerikën Latine që përbën kërcënim për SHBA-në, duke lëshuar paralajmërime edhe ndaj Kolumbisë dhe Meksikës.

Ai kritikoi ashpër qeverisjen në Kolumbi dhe e cilësoi të justifikuar një operacion atje, ndërsa presidenti kolumbian Gustavo Petro reagoi duke i quajtur këto deklarata kërcënime të paligjshme. Trump theksoi gjithashtu nevojën për veprime më të forta kundër narkotrafikut në Meksikë, duke përmendur edhe mundësinë e dërgimit të trupave amerikane.

Sa i përket Kubës, ai shprehu bindjen se regjimi ndodhet pranë kolapsit dhe se ndërhyrja ushtarake nuk do të ishte e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *