Dy peshq gjigantë të rrallë të njohur si oarfish, shpesh të quajtur edhe “peshq apokaliptikë”, janë shfaqur në një plazh në Cabo San Lucas, në Meksikë. Pamjet tregojnë momentin kur dy motra i vënë re teksa përpiqeshin të ktheheshin në ujë më të thellë.
Oarfish janë krijesa të rralla të detit të thellë që mund të arrijnë deri në 9 metra gjatësi dhe zakonisht jetojnë në thellësi rreth 900 metra. Edhe pse shfaqja e tyre pranë bregut në rajonin Baja California Sur nuk është krejt e pazakontë, zakonisht ato gjenden të ngordhura.
Shkencëtarët vazhdojnë të studiojnë këto krijesa misterioze për të kuptuar më mirë sjelljen e tyre dhe arsyet pse ndonjëherë dalin pranë bregut.