Irani ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj disa objektivave amerikane dhe izraelite, përfshirë bazën amerikane në Erbil të Irakut, bazën e Flotës së Pestë të SHBA në Bahrein dhe zona pranë Tel Avivit.
Sipas mediave iraniane, sulmet u kryen nga Garda Revolucionare Islamike duke përdorur raketa balistike si Qadr, Kheibar Shekan dhe Khorramshahr.
Në Erbil u raportua një shpërthim i fuqishëm pranë Konsullatës Amerikane, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore neutralizuan disa dronë vetëvrasës që synonin zonën.
Sistemet mbrojtëse u aktivizuan edhe në zona të tjera të Irakut verior, ku u shkatërruan dronë të tjerë.