Siguria e jetës në Japoni është aq e lartë, sa fëmijët 6-vjeçarë shkojnë vetëm në shkollë, një kulturë kjo që rrit njerëz të pavarur

Në Tokyo dhe në shumë qytete të tjera të Japoni, është e zakonshme të shohësh fëmijë shumë të vegjël që kryejnë porosi ose shkojnë vetëm në shkollë. Sipas Bloomberg, disa prej tyre janë edhe vetëm pesë vjeç.


Kjo praktikë lidhet me një traditë kulturore që thekson pavarësinë dhe ndjenjën e përgjegjësisë që në moshë të hershme. Prindërit i inkurajojnë fëmijët të lëvizin vetë në hapësirat publike, pasi besojnë se kjo i ndihmon të rriten si të rritur të aftë dhe me vetëbesim.


Një nga arsyet pse prindërit ndihen të sigurt për t’i lejuar fëmijët të lëvizin vetëm është reputacioni i Japonisë për sigurinë. Vendi njihet për nivele të ulëta kriminaliteti, transport publik shumë efikas dhe një ndjenjë të fortë përgjegjësie në komunitet.


Nëse një fëmijë duket i humbur apo në nevojë, kalimtarët zakonisht përpiqen ta ndihmojnë. Respekti i përgjithshëm për të tjerët në hapësirat publike është një nga faktorët që e bën të mundur këtë realitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *