Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka shpallur kandidaturën për kryetare të Partia Demokratike e Shqipërisë, duke sfiduar ish-aleatin e saj politik Sali Berisha në zgjedhjet e brendshme që pritet të mbahen më 23 maj.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kokalari i kërkoi Berishës që emri i saj të përfshihet zyrtarisht në garë, duke theksuar se ka qenë bashkëthemeluese e procesit të Rithemelimit të PD-së gjatë përplasjes me Lulzim Basha.
Ajo paralajmëroi gjithashtu se çdo manipulim i mundshëm i votës do të dokumentohet dhe, sipas saj, do t’i raportohet edhe Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara.
Reagimi i plotë i Kokalarit në Facebook:
Sali Berisha, të lutem shto emrin tim për kandidaturë kundrejt teje në zgjedhjet e 23 Majit.
Si kujtesë, emri im figuron në gjykatë si një nga themelueset e rithemelimit, që u bë shkas për marrjen e PD-së nga Lulzim Basha.
Në fakt, duhet theksuar se jam bashkëthemeluese e Rithemelimit me ty.
Çdo manipulim vote, të premtoj që do të reflektohet dhe dokumentohet në Departamentin e Shtetit Amerikan.