Nafta drejt 200 lekë/litër, shqiptarët rrezikojnë të paguajnë 200 mln euro më shumë në 2026

Rritja e çmimit të naftës në rreth 200 lekë për litër pritet të rëndojë ndjeshëm buxhetin e qytetarëve shqiptarë, me një kosto shtesë që mund të arrijë deri në 200 milionë euro gjatë vitit 2026.


Shtimi i numrit të mjeteve, që ka kaluar 1 milion në qarkullim, dhe dominimi i automjeteve me naftë (rreth 69%) kanë rritur ndjeshëm konsumin e karburanteve, i cili në 2025 arriti nivele rekord.


Rritja e çmimeve lidhet me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe tensionet në Lindjen e Mesme, ndërsa në vend çmimi është rritur menjëherë. Nëse situata përkeqësohet, nafta mund të arrijë deri në 250 lekë/litër, duke shtuar edhe më shumë kostot mujore për qytetarët.


Shqipëria mbetet ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në Europë, kryesisht për shkak të barrës së lartë fiskale, që përbën mbi 60% të çmimit final.

PËRSHTATUR NGA: MONITOR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *