Shqipëria në radarin kibernetik të Iranit, paralajmëron raporti Amerikan

Raporti vjetor i Inteligjencës amerikane për vitin 2026 identifikon Shqipërinë si një nga vendet që mund të jetë objektiv i sulmeve iraniane.


Dokumenti thekson rritjen e kërcënimeve kibernetike globale nga shtete si Kina, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut, duke vënë në dukje përdorimin e sulmeve kundër objektivave të dobët si Shqipëria.


Sulmi kibernetik më i shquar ndaj vendit ndodhi në qershor 2025, kur grupi “Homeland Justice”, i lidhur me Gardën Revolucionare Islamike, sulmoi Bashkinë e Tiranës, duke paralizuar shërbimet online dhe fshirë serverët e sistemit IT, në një hakmarrje për strehimin e 3,000 disidentëve iranianë të MEK.


Raporti paralajmëron se Irani dhe grupet e tij të lidhura vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim serioz kibernetik për SHBA-në dhe aleatët, duke vepruar si direkt, ashtu edhe përmes grupeve ndërmjetëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *