Italia ul çmimet e karburantit, qeveria merr masa urgjente për të ndihmuar qytetarët

Qeveria italiane ka miratuar një dekret të përkohshëm që synon uljen e çmimeve të karburantit për një periudhë 20-ditore, si përgjigje ndaj rritjes së kostove të shkaktuara nga tensionet në Lindjen e Mesme. Përmes uljes së akcizës, pritet që çmimet e naftës dhe benzinës të bien me rreth 25 cent për litër.


Paketa përfshin edhe lehtësira fiskale për sektorin e transportit me kamionë. Zëvendëskryeministri Matteo Salvini deklaroi se kjo masë do t’i bëjë çmimet në Itali më të ulëta se në disa vende të tjera europiane si Spanja, Gjermania dhe Franca.


Kostoja e kësaj ndërhyrjeje përllogaritet rreth 1 miliard euro dhe mund të zgjatet në varësi të zhvillimeve. Vendimi vjen në prag të një referendumi të rëndësishëm për reforma kushtetuese dhe në sistemin gjyqësor, duke e kthyer atë edhe në një test politik për kryeministren Giorgia Meloni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *