Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka ndaluar mbrëmjen e 19 marsit një nënkomisar me inicialet A.E., me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit Nr. 3. Ai dyshohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Sipas autoriteteve, ngjarja lidhet me një rast të datës 10 mars 2026, kur oficeri kishte arrestuar në flagrancë një shtetas, të cilit iu gjet një shkop metalik i dyshuar si armë e ftohtë. Gjatë procedurave të administrimit të provave, nënkomisari dyshohet se nuk ka ndjekur rregullat standarde, duke ndikuar në tjetërsimin e tyre.
Për shkak të këtyre shkeljeve, ndaj tij është ndërmarrë masa e ndalimit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.