Qeni zbulon vrasjen e 2 shekujve në parë

Një 49-vjeçar nga Devoni i Anglisë pretendon se qeni i tij mund të ketë zbuluar një provë të rëndësishme që lidhet me një nga vrasjet më të përfolura të epokës viktoriane.
Paul Phillips tregon se qeni i tij Labrador, Stanley, gjeti në oborrin e shtëpisë së tyre në Clyst Honiton një shishe qelqi blu me mbishkrimin “Jo për përdorim”. Ky zbulim i rikujtoi atij një rast të vjetër helmimi nga viti 1865.
Sipas tij, bëhet fjalë për historinë e William Ashford, i cili dyshohet se u helmua nga bashkëshortja e tij, Mary Ann Ashford. Pas kërkimeve, Phillips arriti në përfundimin se vendndodhja e shtëpisë së tij mund të jetë shumë pranë vendit ku jetonte çifti në atë kohë.
Mary Ann Ashford u ekzekutua me varje në Exeter para mijëra njerëzve, në një ngjarje që tronditi opinionin publik. Ekzekutimi i saj, i cili përfundoi shpejt dhe në mënyrë të diskutueshme, besohet se ndikoi në kthimin e opinionit kundër dënimeve publike dhe në nisjen e heqjes së tyre në Angli.
Phillips shprehet se fillimisht e konsideroi shishen thjesht si një objekt interesant, por më pas kërkimet online e lidhën atë me zonën dhe ngjarjen historike. Ai nuk përjashton mundësinë që ajo të ketë qenë një shishe helmi e përdorur në atë kohë, megjithëse pranon se mund të ketë pasur edhe përdorime të tjera.
Sipas tij, qeni vazhdonte të kthehej në të njëjtin vend dhe të gërmonte vazhdimisht, çka e bëri zbulimin edhe më intriguese.
Duke iu referuar burimeve historike, Phillips shton se Mary Ann dyshohej për një lidhje jashtëmartesore me një burrë më të ri dhe se kishte planifikuar vrasjen e bashkëshortit për të përfituar trashëgiminë dhe për të nisur një jetë të re.
Gjyqi ndaj saj u zhvillua në vitin 1866 dhe juria arriti shumë shpejt në vendimin e fajësisë, duke e çuar drejt një fundi tragjik që mbeti gjatë në kujtesën historike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *