Donald Trump njoftoi për një armëpushim 5-ditor dhe bisedime “shumë të suksesshme” me Iranin, duke ndikuar edhe në uljen e çmimit të naftës. Megjithatë, Irani i hodhi poshtë këto pretendime, duke deklaruar se nuk ka asnjë dialog me Washingtonin dhe duke i konsideruar deklaratat si manovër politike dhe ushtarake.
Ndërkohë, ushtria izraelite raportoi sulme ndaj objektivave iraniane në zemër të Teheranit.
“Përgjigja jonë ndaj të gjithave është e qartë: ne nuk jemi pala që e nisi këtë luftë dhe të gjitha këto kërkesa duhet t’i referohen Washingtonit.” thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, pas deklaratave të Trump, ushtria izraelite njoftoi se po kryen sulme ndaj objektivave të regjimit iranian në “zemër të Teheranit”