Sipas SHMU, dita e hënë do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin.
Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të lehta dhe kalimtare në zonat malore lindore gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Temperaturat në Berat, Fier, Elbasan dhe Tiranë do të arrijnë deri në 25⁰C.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa në bregdet dhe në lugina mund të arrijë deri në 14 m/s.
Në Deti Adriatik dhe Deti Jon valëzimi parashikohet i ulët, me forcë 1 deri në 3 ballë.