Nafta ndryshon tregun e makinave, rekord i ri në import

Pavarësisht rritjes së çmimeve të karburanteve dhe krizës në Lindjen e Mesme, importi i makinave në Shqipëria ka shënuar rekord historik.

Sipas DPSHTRR, vetëm në mars u regjistruan 7,891 mjete të reja (+15%), niveli më i lartë ndonjëherë për këtë muaj.


Edhe tremujori i parë rezulton rekord, me rreth 22 mijë mjete të shtuara në qarkullim dhe një total prej 1.07 milionë automjetesh aktive.

Pjesa më e madhe vijon të dominohet nga makinat me naftë, benzinë dhe gaz, ndonëse çmimet e tyre u rritën ndjeshëm.


Ndërkohë, importet nga Koreja e Jugut kryesojnë tregun, të ndjekura nga Kina dhe Gjermania. Interesi për makinat elektrike është rritur ndjeshëm, me regjistrimet që janë trefishuar krahasuar me një vit më parë, megjithëse zënë ende një pjesë të vogël të tregut.

PËRSHTATUR NGA MONITOR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *