Alergjitë në rritje alarmante në Shqipëri, 80% e rasteve rrezikojnë të kthehen në astmë, shkak ndotja

Mjekët në Shqipëri paralajmërojnë rritje të ndjeshme të rasteve me alergji, veçanërisht te fëmijët, ndërsa mungojnë ende statistika të sakta kombëtare.
Në një intervistë për A2CNN, Alergologia Alkerta Ibranji thekson se ndotja e ajrit dhe ndryshimi i stilit të jetesës janë faktorët kryesorë që po ndikojnë në përhapjen e alergjive dhe problemeve respiratore.
Sipas saj, deri në 80% e personave me alergji mund të zhvillojnë astmë, ndërsa një pjesë e madhe e pacientëve astmatikë kanë pasur më parë rinit alergjik. Me shtimin e poleneve dhe ndotjes, pritet rritje e fluksit të vizitave.
Ekspertët kërkojnë masa konkrete për uljen e ndotjes, përfshirë politika më të forta mjedisore dhe kontroll më të rreptë të burimeve ndotëse, duke theksuar se kjo është edhe një sfidë për përmbushjen e standardeve të Bashkimi Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *