Izraeli nuk ka njohur armëpushimin me Libanin, çka çoi mbrëmjen e djeshme në sulme masive që shkaktuan 182 të vdekur dhe 890 të plagosur.
Reagimet ndërkombëtare kanë qenë të forta, me kritika nga vende si Franca, Britania, Spanja, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia dhe Katari, të cilat dënuan sulmet ndaj zonave me popullsi civile dhe kërkuan respektimin e armëpushimit.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, bëri thirrje për ndalimin e armiqësive, duke paralajmëruar rrezikun që sulmet paraqesin për stabilitetin rajonal. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq shprehu indinjatën për vdekjet dhe shkatërrimet midis civilëve.
Gjermania paralajmëroi për pasojat e fushatës izraelite në negociatat e paqes midis SHBA-së dhe Iranit. Kancelari Friedrich