Një punonjës i Google Earth pretendon se ka gjetur një figurë që përngjan me fytyrën e një alieni në mes të dëborës në rajonin ekstrem të botës në Antarktidë.
Një imazh satelitor i shpërndarë në faqen Reddit ka ngjallur debate të shumta pasi ai duket si një fytyrë me sy gjysmë të mbyllur, hundë dhe gojë të derdhur në borë.
Figura misterioze mund të gjendet në Google Maps kur kërkoni koordinatat 72°00’36.0″S 168°34’40.0″E.
Ndërsa përdoruesi që postoi imazhin pretendoi se shihte një ‘fytyrë aliene’ në dëborë, disa përdorues të mediave sociale shpejtuan ta krahasonin fytyrën me Megatron, një personazh i njohur në filmat me robotë.
Sipas NASA-s , ky është një fenomen psikologjik që i bën njerëzit të shohin fytyra në objekte të rastësishme ku ato nuk ekzistojnë, si në re, formacione shkëmbore etj.