Santorini, vullkani i përgjumur që po largon banorët!

Santorini është në fakt një “vullkan i përgjumur”. Shpërthimi i tij i fundit ishte rreth vitit 1600 para erës sonë, por studiues besojnë se kjo mund të ndryshojë shumë shpejt. Shpërthime të vogla janë vënë re herë pas here, por i fundit ishte në vitin 1950.

2 ditët e fundit ishulli është në situatë alarmante për shkak të mbi 200 tërmeteve që kanë rënë në më shumë se 2 ditët e fundit. Disa prej tyre, mbi 4 ballë.


Pasojat e lëkundjeve të vazhdueshme sizmike me epiqendër në det, kanë dhënë pasojat e para.
Tërmetet e njëpasnjëshme kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave në ishullin grek të Santorinit.
Sizmiologët kanë paralajmëruar prej 2 ditësh banorët për aktivitet të shtuar sizmik në ishull dhe zonën përreth.

Qytetarët e Santorinit po i kalojnë netët jashtë, ndërsa një pjesë e tyre vazhdojnë të largohen.


Autoritetet greke po e mbajnë nën monitorim situatën, teksa gjatë ditës së sotme janë shënuar shumë tërmete të tjera në Detin Egje me magnitudë deri në 4.9.


Santorini njihet për aktivitetin vullkanik dhe sizmik. Për shkak të tërmeteve të panumërta në det, ekziston frika edhe për cunami, jo vetëm në brigjet greke, por edhe në ato turke për shkak të afërsisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *