Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit të Donald Trump për vendosjen e tarifave ndaj Bashkimit Evropian.
Ai deklaroi se BE-ja nuk do të qëndrojë duarkryq nëse interesat e saj tregtare cënohen. “Nëse sulmohen interesat tona komerciale, Europa, si një fuqi e vërtetë, do të duhet të respektohet dhe për këtë arsye do të reagojë”, tha presidenti francez.
Ky reagim vjen vetëm pak ditë pasi Trump tha se tarifat e reja ndaj BE-së do të “ndodhin patjetër”, duke përsëritur ankesat e tij të mëparshme për deficitin e madh tregtar të SHBA me bllokun dhe dëshirën e tij që Evropa të importojë më shumë makina dhe produkte bujqësore amerikane.