Aktivizimi i Elon Musk në politikë, bie shitja e Tesla-s në Europë!

Shitjet e automjeteve elektrike të Tesla-s kanë rënë ndjeshëm në shumë prej tregjeve kryesore evropiane.

Rënia e papritur vjen mes një reagimi të ashpër të konsumatorëve kundër aktivizmit politik të Elon Musk dhe ndërhyrjes në politikën rajonale.

Prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike në janar regjistroi vetëm 1,277 makina të reja në Gjermani, sipas Autoritetit Federal Gjerman të Transportit Motorik, një rënie prej 59% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në Francë, shitjet e Tesla-s ranë 63% në janar, ndërsa regjistrimet e makinave Tesla në Norvegji ranë 38%. Në MB, regjistrimet ranë me 8% nga një vit më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *