Një raport i organizatave joqeveritare zbulon se 23 kandidatë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit në Kosovë, kanë probleme me ligjin. Sipas të dhënave, “Vetëvendosje” është subjekti me numrin më të lartë të kandidatëvë me probleme ligjore, duke numëruar 14 kandidatët e saj.
Ndërkohë 16 prej kandidatëve kanë aktakuza aktive, ndërsa 8 janë të dënuar për vepra të ndryshme penale.
Ky raport i përbashkët i Koalicionit të Organizatave Joqeveritare, përfshirë IKD, FOL dhe INPO, tregon se nga gjithsej 330 kandidatë të paraqitur nga këto 3 subjekte, 7% e tyre kanë probleme të dokumentuara me ligjin.