Zbulohet në Shqipëri liqeni termal më i madh në botë

Një ekip shkencëtarësh çekë ka zbuluar liqenin termal nëntokësor më të madh në botë, në jug të Shqipërisë, në zonën e llixhave të Sarandaporit, Leskovik, Korçë. Liqeni, i quajtur Neuron, u gjet në vitin 2021 pas eksplorimeve të shumta të një sistemi shpellash.

Ky liqen ka një gjatësi prej 138 m, një gjerësi 42 m dhe një perimetër 345 m, duke mbajtur 8,335 m³ ujë të nxehtë. Zbulimi, që është tre herë më i madh se salla kryesore e Teatrit Kombëtar në Pragë, u financua nga Fondacioni Neuron, i cili dhuroi 39 mijë euro për ekspeditën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *