Në komunën e Zubin Potokut është shënuar një ngjarje e pazakontë, ku qendra e votimit me kusht mbeti pa fletëvotime pasditen e ditës së djeshme, duke lënë një numër të konsiderueshëm qytetarësh pa mundësi për të votuar.
Ata që prisnin në radhë u njoftuan nga punonjësit e qendrës se procesi i votimit nuk mund të vazhdonte për shkak të mungesës së fletëvotimeve. Millutin Gjukiç, kryesues i kësaj qendre votimi, sqaroi se problemi ishte adresuar përkohësisht më herët gjatë ditës, por më pas mungesa e fletëvotimeve u përsërit, duke krijuar shqetësime për votuesit.