Gjatë paradites, territori shqiptar do të përfshihet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë intervale me kthjellime, përveç zonave verilindore dhe juglindore, ku priten vranësira të dendura.
Në orët e pasdites dhe gjatë natës, vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin, me përqëndrim më të dukshëm në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Temperaturat do të qëndrojnë të qëndrueshme në vlerat minimale, por ato maksimale pritet të ulen, duke luhatur midis -4°C dhe 12°C në gjithë vendin.
Era do të fryjë me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi Lindor, duke shkaktuar dallgëzim të ulët në brigjet detare.