Shqipëria do të vazhdojë të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë mot të vranët në gjithë territorin. Reshjet më të dukshme do të jenë në zonat Qendrore dhe Jugore, me shira në bregdet dhe zonat e ulëta, si dhe dëborë në zonat malore.
Në orët e pasdites, pritet një periudhë e shkurtër kthjellimi, ndërsa vranësirat do të rriten përsëri, duke shkaktuar reshje të pakta shiu dhe dëbore, kryesisht në Jug dhe Juglindje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë, si në mëngjes ashtu edhe në mesditë. Ato do të variojnë nga -1°C në Peshkopi, deri në 16°C në Fier dhe Kuçovë.
Era do të fryjë me shpejtësi mesatare mbi 65 km/h, kryesisht nga Juglindja, duke shkaktuar valëzim deri në 5 ballë në brigjet detare.