Një zjarr ka shpërthyer në një hotel në Brezovicë të sot në mëngjes.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmoi për Klan Kosova se nuk ka të lënduar, por ka pasur dëme të konsiderueshme materiale.
“Rreth orës 10:15, kemi marrë informacion për një zjarr që ka përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia janë shpërngulur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po siguron zonën përreth. Aktualisht, nuk ka raporte për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme”, tha Veseli.