Vala e ftohtë Siberiane pritet të tërhiqet gradualisht, duke sjellë ngrohje të motit në territorin shqiptar. Gjatë paradites, moti do të mbetet i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore priten vranësira të lehta.
Në orët e pasdites, vranësirat do të përhapen më shumë në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vijën bregdetare, që do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët. Temperaturat do të shënojnë rritje, duke u luhatur nga -5°C në Peshkopi, deri në 14°C në Vlorë.
Era do të jetë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi maksimale deri në 30 km/h, duke sjellë dallgëzim të ulët në brigjet detare.