Nostradamus mund të ketë parashikuar ndarjen nga jeta Papa Françeskut!

Astrologu dhe fallxhori francez, Michel de Nostredame, i njohur si Nostradamus, mund të ketë parashikuar vdekjen dhe pasardhësin e Papa Françeskut.
I njohur si “profeti i dënimit”, Nostradamus besohet se ka parathënë ngjarje të mëdha botërore si Zjarri i Madh i Londrës, ngjitjen në pushtet të Adolf Hitlerit, sulmet e 11 shtatorit, pandeminë COVID-19 dhe tërmetin e vitit të kaluar në Japoni.

Në librin e tij të famshëm “Les Proféties”, botuar në 1555, ai parashikoi luftëra, murtaja, fatkeqësi natyrore dhe trazira të ndryshme.
Një nga parashikimet më të diskutuar është ajo që lidhet me Papa Françeskun, ku Nostradamus shkruan për një Pap “shumë të vjetër” që do të vdesë, duke lënë pas një “romak të ri” që do të shfaqë dobësi, por do të vazhdojë të jetë aktiv.

Këto fjalë përputhen me situatën aktuale të Papa Françeskut, i cili ndodhet në ditën e 10-të të shtrimit në spital për komplikime nga një infeksion në mushkëri, duke përjetuar faza të hershme të pamjaftueshmërisë së veshkave.
Mjekët paralajmërojnë për gjendjen e tij të paqëndrueshme për shkak të moshës dhe sëmundjeve ekzistuese, ndërsa Vatikani thekson se Papa vazhdon të jetë në gjendje të mirë shpirtërore.

Burimi: New York Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *