Breshëri raketash mbi Tel Aviv, Irani: Hakmarrja do të jetë e ashpër dhe e vazhdueshme

Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e 19-të, ndërsa Iran ka intensifikuar sulmet raketore ndaj Tel Aviv, si kundërpërgjigje për vrasjen e shefit të sigurisë së lranit, Ali Larijani.


Sipas Gardës Revolucionare, në sulme janë përdorur raketat Khorramshahr-4, ndërsa raportimet nga terreni flasin për goditje të forta në qytet. Autoritetet izraelite konfirmuan një “breshëri” raketash, ku si pasojë humbën jetën një burrë dhe një grua të moshuar, ndërsa pati edhe të plagosur.


Zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë paralajmëruan se përgjigjja do të jetë e ashpër dhe e vazhdueshme, ndërsa tensionet në rajon vijojnë të rriten, me kërcënime të drejtpërdrejta edhe ndaj Donald Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *