Tragjedi në Vjenë: Rrëzohet skela, humbin jetën katër shqiptarë nga Kosova

Katër shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën të martën në Vjenë, si pasojë e një incidenti me skelën në vendin e punës.


Një familjar i njërit prej viktimave konfirmoi lajmin përmes rrjeteve sociale, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e djalit të axhës dhe tre shokëve të tij. Njëri nga të ndjerët është Pajtim Bajrami nga Komuna e Skenderaj.


Sipas mediave austriake, një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Vjenës shpjegoi se incidenti ndodhi për shkak të një problemi me skelën, që shkaktoi shembjen e një kallëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *