Një çift shqiptar, Klevi Pirjani dhe Nivaldi Pirjani, janë dënuar me burgim të përjetshëm nga Liverpool Crown Court për vrasjen e djalit të tyre 3 muajsh.
Ngjarja ndodhi në nëntor 2024 në banesën e tyre në Seacombe, ku foshnja pësoi dëmtime të rënda në kokë dhe trup, të cilat sipas mjekëve ishin rezultat i dhunës së vazhdueshme. I mituri ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital.
Gjatë gjyqit, prokuroria theksoi se plagët tregojnë për abuzim të përsëritur, ndërsa çifti nuk dha asnjë shpjegim të qartë për ngjarjen dhe nuk pranoi përgjegjësi.
Sipas vendimit, babai duhet të vuajë të paktën 19 vite burg, ndërsa nëna 15 vite, përpara se të kenë mundësi për lirim me kusht.