Një 48-vjeçare shqiptare në Itali dyshohet se ka tentuar të helmojë vjehrrën duke i hedhur helm për minj në ushqim.
Gjykata e Savonës e ka vendosur në masë sigurie dhe i ka ndaluar t’i afrohet viktimës, ndërsa ajo monitorohet me byzylyk elektronik, nën akuzën për vrasje të mbetur në tentativë.
Rasti u zbulua pas shtrimeve të përsëritura të të moshuarës në spital. Analizat zbuluan substanca toksike, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u gjet helm që përputhej me atë në gjakun e viktimës.
Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.