Skandal ushqimor në Shqipëri: 104 ton misër i kontaminuar ka përfunduar në treg

Një skandal i rëndë ushqimor është zbuluar pas verifikimeve ndaj kompanisë “MODI” sh.p.k, e cila rezulton të ketë importuar rreth 104 ton misër rifuxho të kontaminuar me Aflatoksinë B1 mbi normat e lejuara.

Gjatë një kontrolli fizik të kryer më 4 mars 2026, autoritetet konstatuan vetëm 9.5 ton nga kjo sasi, duke ngritur dyshime të forta për shpërndarje të paligjshme në treg.


Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, deklaroi se ka indicie të forta që një pjesë e konsiderueshme e produktit është tregtuar, pasi të dhënat nga Tatimet tregojnë shitje prej rreth 119 ton gjatë periudhës nëntor 2025 – shkurt 2026.


Si reagim, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë masa të menjëhershme, përfshirë bllokimin e produktit, vendosjen e gjobave, urdhërimin e asgjësimit deri më 3 prill 2026 dhe referimin e çështjes në Prokurori për ndjekje penale.


Kompania ka kryer shkelje të rënda, si prishja e shenjave të bllokimit dhe mungesa e gjurmueshmërisë, ndërsa paralelisht po hetohen edhe përgjegjësi institucionale për mosndalimin e ngarkesës në kufi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *