Shqipëria vijon të ndikohet nga masa ajrore të nxehta me origjinë afrikane, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura përvëluese në të gjithë vendin.
Sipas parashikimeve, orët e mesditës do të jenë më të nxehtat, me temperatura që do të shkojnë deri në 40°C në qarqet e Elbasanit dhe Beratit. Në mëngjes pritet një rënie e lehtë e temperaturave, ku minimumi do të regjistrohet në zonat verilindore me rreth 14°C.
Herë pas here do të ketë vranësira të lehta dhe kalimtare në zonat verilindore dhe juglindore, por pasditja dhe mbrëmja do të karakterizohen nga kthjellime dhe vapë.
Era do të fryjë me intensitet të ulët deri mesatar, me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi verior, ndërsa në brigjet detare pritet dallgëzim i lehtë deri në 2 ballë.