Shkencëtarët po zbulojnë një lidhje të fortë mes mikrobiomës (baktereve në gojë e zorrë) dhe gjumit. Larmia më e madhe mikrobiale lidhet me gjumë më të gjatë e më cilësor, ndërsa mungesa e saj shoqërohet me pagjumësi, probleme metabolike e kardiake.
Të rinjtë me më shumë larmi bakteriale flenë më gjatë.
Pacientët me pagjumësi kanë mikrobiomë më të varfër dhe imunitet më të dobët.
Orari i çrregullt i gjumit lidhet me ndryshime në mikrobiomë.
Lidhja është dyanshme: gjumi i dobët dëmton mikrobet dhe mikrobet e paekuilibruara prishin gjumin.
Eksperimente me transplant fekal tregojnë se mikrobioma nga persona me pagjumësi mund të shkaktojë probleme gjumi te kafshët dhe ndoshta edhe te njerëzit.
Dieta ndikon fort: yndyrnat e tepërta dhe sheqernat dëmtojnë, ndërsa probiotikët e caktuar (p.sh. Lactobacillus casei Shirota) mund të ndihmojnë gjumin, sidomos në stres.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se duhen studime më të mëdha. Aktualisht, trajtimet më të sigurta për pagjumësinë mbeten terapia kognitive e sjelljes (CBT) dhe medikamentet.
Ky artikull u përkthye dhe përshtat nga studimi i publikuar në BBC