Dy zjarre janë regjistruar mbrëmjen e sotme në njësinë e Proptishtit, në Korçë, konkretisht në fshatrat Homçan dhe Somotinë.
Në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse, inspektorë të pyjores dhe banorë, të cilët po punojnë në kushte të vështira për shkak të terrenit malor. Zjarri në Homçan është vënë nën kontroll, ndërsa në Somotinë flakët vijojnë të përhapen të favorizuara nga era.
Dhjetra forca dhe banorë janë përfshirë në operacion për izolimin dhe shuarjen e vatrës aktive.