Kancelari gjerman kritikon SHBA për Iranin: Bombardimi i kotë, Gjermania nuk do marrë pjesë

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se bombardimet ndaj Iran nuk do të çojnë në ndryshim regjimi, duke kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mungesë strategjie për përfundimin e konfliktit.


Edhe pse fillimisht mbështeti sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, Merz theksoi se ndryshimi i regjimit është i nevojshëm, por nuk mund të arrihet përmes mjeteve ushtarake.


Ai përjashtoi përfshirjen e Gjermanisë në konflikt, përfshirë mbrojtjen e Ngushticës së Hormuzit, dhe nënvizoi se kjo luftë nuk është çështje e NATO. Merz kërkoi gjithashtu një plan të qartë për përfundimin e luftës, duke paralajmëruar rreziqet e një konflikti të zgjatur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *