Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Raunheim, Gjermani, ku një person i armatosur hapi zjarr brenda një lokali në orët e para të mëngjesit, duke lënë dy persona të vdekur në vend.
Viktimat janë pronari i lokalit, 62 vjeç, dhe një klient 34-vjeçar. Autori është larguar nga vendngjarja dhe mbetet ende në kërkim, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet.
Sipas autoriteteve, motivi i krimit nuk është ende i qartë, ndërsa po verifikohet edhe lidhja e mundshme e autorit me lokalin. Në vendngjarje vijon puna e ekspertëve, ndërsa arma e përdorur nuk është gjetur ende.