Gjykata në Kaliforni: Elon Musk mashtroi aksionerët e Twitter-it

Një gjykatë në California ka vendosur se Elon Musk ka mashtruar aksionerët e Twitter, pas një padie kolektive të ngritur nga investitorët në vitin 2022.


Paditësit pretendojnë se Musk ka bërë deklarata të rreme me qëllim uljen e vlerës së aksioneve përpara se të finalizonte blerjen e kompanisë për 44 miliardë dollarë. Edhe pse fillimisht pranoi marrëveshjen në prill 2022, ai më pas tentoi të tërhiqej, përpara se ta përmbyllte blerjen.


Gjatë një gjyqi federal disa-javor në San Francisko, Musk dëshmoi duke mohuar çdo akuzë. Ndërkohë, mbetet ende e paqartë shuma e dëmshpërblimit që mund t’u jepet investitorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *