Izraeli paralajmëron Britaninë: Raketat iraniane mund të arrijnë Londrën

Izraeli i ka dërguar një paralajmërim kryeministrit britanik Keir Starmer, duke theksuar se Irani ka zhvilluar raketa me rreze të gjatë veprimi, të afta për të goditur edhe kryeqytetin britanik.
Sipas raportimit të The Telegraph, Teherani ka tentuar të sulmojë bazën e përbashkët ushtarake britaniko-amerikane Diego Garcia, në Ishujt Chagos, duke lëshuar dy raketa balistike. Burime qeveritare britanike bëjnë me dije se njëra prej tyre u interceptua nga një anije luftarake amerikane, ndërsa tjetra dështoi gjatë fluturimit.
Sulmi, i kryer nga një distancë rreth 2,400 milje, përbën rastin e parë të konfirmuar të përdorimit të raketave balistike me rreze të gjatë nga Irani.
Forcat Mbrojtëse Izraelite dhe ekspertë ushtarakë perëndimorë vlerësojnë se ky zhvillim tregon se Irani tashmë zotëron kapacitete për të goditur kryeqytete evropiane.
Në një deklaratë të publikuar mbrëmjen e së shtunës, IDF theksoi se këto raketa mund të arrijnë një distancë deri në 4,000 kilometra, duke përbërë një kërcënim të drejtpërdrejtë për dhjetëra vende në Evropë, Azi dhe Afrikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *