Bordi i Karburanteve u mblodh për herë të parë, duke vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë. Sipas Ministrisë së Financave, vendimi vjen pas uljes së çmimeve në bursën Platts Mediterranean.
Çmimi maksimal i naftës (gazoil) u caktua 203 lekë/litër me pakicë dhe 191 lekë/litër me shumicë, ndërsa benzina 175 lekë/litër me pakicë dhe 163 lekë/litër me shumicë.
Bordi thekson se ka përcaktuar vetëm marzhet maksimale të fitimit për operatorët. Ndryshe nga më parë, këtë herë nuk është reflektuar çmimi i gazit, i cili ka pësuar rritje mbi 20% pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme.