Numri i diagnozave të autizmit është rritur ndjeshëm gjatë 15 viteve të fundit, deri në katër herë më shumë, sipas një raporti të OSBE-së. Studimi ka analizuar 11 vende, përfshirë Australi, Kanada, Danimarkë, Estoni, Francë, Gjermani, Izrael, Holandë, Suedi, Britani dhe SHBA.
Izraeli shënoi rritjen më të madhe, me +16% kërkesa për diagnostikim çdo vit, duke korresponduar me një rritje rreth 10 herë më shumë në 15 vitet e fundit. Raporti thekson se kjo rritje lidhet me përmirësimin e diagnostikës, ndërgjegjësimin më të madh për analizat dhe kërkimin më të hershëm të zhvillimit të fëmijëve. Megjithatë, shqetësimi kryesor mbetet rritja reale e numrit të rasteve të autizmit.