Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 15-vjeçe.
Policia njofton se i arrestuari është identifikuar si Sabri Likaj nga fshate Gjeroven, dhe u kap në flagrancë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat.
Dyshohet se 15-vjeçarja është vajza e vëllait të pedofilit-monstër.
Hetimet janë në vijim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.