Me 160 vota pro, Konstantinos Tassoulas u zgjodh sot si President i ri i Republikës së Greqisë. Ai do të betohet në detyrë më 13 mars, pas mbarimit të mandatit të presidenteës aktuale, Katerina Sakellaropoulou.
Në mbështetje të kandidaturës së Tassoulas, votuan 156 deputetë të partisë Demokracia e Re, të udhëhequr nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, si dhe ish-kryeministri Antonis Samaras dhe disa deputetë të pavarur, përfshirë Marios Salmas, Haris Katsivardas dhe Pavlos Sarakis.
Në seancën e votimit munguan 24 deputetë, ndërsa tre kandidatët e tjerë morën një numër të kufizuar votash: Tasos Giannitsis fitoi 34, Luka Katseli 29, dhe Kostas Kyriakou 14.
Pas zgjedhjes, Konstantinos Tassoulas shprehu mirënjohje, duke theksuar se për të është një nder dhe përgjegjësi e madhe të mbajë këtë detyrë si President i Republikës së Greqisë.