Policia e Tiranës ka nisur hetimet ndaj dy mjekëve, të dyshuar për vonesë në trajtimin e një të miture dhe dëmtim të shëndetit të saj gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale. Nën hetim janë L. H., 30 vjeç, dhe A. H., 32 vjeçe, të dy me profesion mjek.
Hetimet u hapën pas kallëzimit të babait të të miturës, Sh. M., i cili akuzon mjekët për vonesa në trajtimin mjekësor dhe dëmtime gjatë operacionit. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.