Sot zhvillohet konkursi për drejtuesin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatë do të shpalosin platformat e tyre

Sot zhvillohet konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, ku 14 kandidatët do të prezantojnë platformat e tyre gjatë seancave dëgjimore në Ministrinë e Brendshme, secili për 20 minuta. Komisioni i Posaçëm, i përbërë nga kryetari, një zv.ministër, sekretarja e përgjithshme dhe drejtori i AMP, do t’i bëjë pyetje kandidatëve dhe do t’i vlerësojë me 100 pikë sipas kritereve profesionale, morale, organizative dhe elementeve shtesë si gjuhët e huaja dhe titujt akademikë.


Brenda 48 orëve pas përfundimit të dëgjimeve, komisioni do t’i dorëzojë Ministrit të Brendshëm listën me pesë kandidatët më të vlerësuar. Ministri do të propozojë më pas emrin e kandidatit fitues për miratim në Këshillin e Ministrave.


Në garë janë emra të njohur të policisë si Pëllumb Seferi, Elidon Çela, Afrim Tafa, Tonin Vocaj, Skënder Hitaj, Gentian Berberi, Alfred Çepe, Arjanit Arapi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Lorenc Panganika, Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku dhe Neritan Nallbati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *